Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është duke pritur për një deklaratë publike nga Gareth Bale përpara se të luajë kartat për yllin e Real Madridit.
Bale thuhet se është i etur të kthehet në Ligën Premier, pasi dëshiron ta lë Real Madridin dhe të transferohet te Manchester United.
Sipas Don Balon, Mourinho i ka kërkuar Balet që të bëj publike synimin e tij për të lënë Real Madridin për të detyruar kështu një transferim te Djajtë e Kuq.
Mourinho mbetet i sigurt për të nënshkruar një marrëveshje të bujshme për të transferuar reprezentuesin e Uellsit përpara se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve.
Por, shefi i skuadrës nga Old Trafford dëshiron që Bale të përshpejtojë procesin duke deklaruar synimin e tij për të lënë Bernabeun. /Telegrafi/