Site icon Telegrafi

Mourinho ka vënë shënjestrat për përforcime te Roma: Icardi, Belotti, Sanches e De Gea pëlqehen nga portugezi

Roma dhe Jose Mourinho po planifikojnë afatin kalimtar për këtë verë me Andrea Belotti, Mauro Icardi dhe Renato Sanches që shihen si emra të mundshëm që do të afrohen.

Il Corriere dello Sport shkruan se Giallorossi ka filluar të identifikojë objektivat e mundshëm për afatin kalimtar, duke filluar nga një trashëgimtar të mundshëm të Edin Dzekon.

Sipas kësaj gazete, Roma vazhdon të ndjekë kapitenin e Torinos, Andrea Belottin dhe sulmuesin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardin.  Ata do të zgjedhin njërin mes tyre.

Sipas gazetës Mourinho ende nuk ka vendosur se nëse do të mbajë ish-kapitenin, i cili ka kaluar një sezon më ulje- ngritje nën drejtimin e Paulo Fonsecas.

35-vjeçari ka luajtur 257 ndeshje me Romën, duke kontribuar me 119 gola dhe 52 asistime.

Po ashtu raportohet se Roma do të bëjë me një lëvizje të mundshme edhe për portierin e Manchester United, David de Gea.

Mbetet të shihet nëse “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta lejojnë spanjollin që të largohet.

Tjetër emër që pretendohet është mesfushori 23-vjeçar i LOSC Lille, Renato Sanches, i cili po shkëlqen këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version