Manchester United është i vendosur të bëjë tri transferime të mëdha këtë verë pasi duan të sfidojnë gjithë trofetë për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit dhe trajneri i Djajve të Kuq duan të përforcojnë edhe më shumë skuadrën pas një sezoni zhgënjyes pa asnjë titull të fituar.
Sipas mediumit anglez Metro, menaxheri Jose Mourinho dëshiron tri transferime të mëdha në afatin kalimtar veror.
Ky medium raporton se trajneri portugez dëshiron një mbrojtës të majtë të ri, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor qendre.
Klubi i madh anglez ka qenë i lidhur fort me yllin e Juventusit, Alex Sandro, Toby Alderweireld nga Tottenham Hotspur dhe Fred nga Shakhtar Donestk.
Fred pritet që së shpejti të arrijë në Old Trafford për një tarifë prej rreth 53 milionë funte apo 61 milionë euro, ndërsa bisedimet janë në vazhdim për Alderweireld.
Edhe për mbrojtësin belg do të duhet të paguhet një shifër e ngjashme, ashtu sikurse edhe për brazilianin e Juventusit.
Drejtuesit e Unitedit thuhet se i kanë ofruar Mourinhos një buxhet prej 150 milionë funtesh apo 172 milionë euro për të blerë lojtarë të rinj, por kjo shifër mund të rritet pas disa shitjeve që mund të ndodhin. /Telegrafi/