Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i gatshëm të shesë David de Gea në Real Madrid – për një rekord botëror prej 100 milionë funteve.
Sipas Daily Star, Djajtë e Kuq i kanë kumtuar Realit lajmin se ata mund të nënshkruajnë me portierin spanjoll me një ofertë që përfshin Alvaro Moran dhe prej 45 milionë euro shtesë.
Qëndrimi i tij mund të shihet si lojë me zjarrin, por një burim i afërt me Mourinhon këmbënguli se ky ishte vlerësimi i tij.
Reali ka qenë për një kohë të gjatë pas De Geas dhe ai pothuajse ndërroi ambientin e Old Traffordit për Bernabeun në vitin 2015 përpara se një marrëveshje të prishej në orën 23:00.
Një burim i afërt me Mourinhon u pyet se kush ishte i gatshëm të linte skuadrën dhe zbuloi se: “De Gea – përderisa Real paguan 45 milionë dhe Moratan”. /Telegrafi/