Site icon Telegrafi

Mourinho: Guardiola si fëmijë që ia blejnë çdo lodër, Klopp nuk fiton kurrë asgjë

Jose Mourinho aktualisht nuk ka skuadër, pasi u shkarkua në mes të sezonit nga Manchester United.

Ai vazhdon të punojë si opinionit në BT Sport, ndërsa ka dhënë edhe disa mendime thumbuese për trajnerët Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.

“Do të isha shumë i lumtur nëse do të kisha pasur shanse të barabarta me Jurgen Kloppin apo Pep Guardiolan në klubet ku isha. Nëse Manchester United do të kishte mbështetur vizionin tim për përforcimin e skuadrës, rezultatet do të kishin qenë të ndryshme, shumë më pozitive”.

“Liverpooli është një skuadër me fytyrë të re nga ajo që mori para tre vitesh Jurgen Klopp, thuajse gjysma e skuadrës janë përforcime që i ka zgjedhur ai vetë, sikurse edhe tek City Pep Guardiola është përkëdhelur si një fëmijë që i blejnë çdo lodër që kërkon”.

Durimi që klubet angleze kanë treguar dhe po tregojnë me trajnerët e tyre është një bonus i madh për këta të fundit.

“Jurgen Klopp ka marrë drejtimin e “The Reds” prej tre vjetësh dhe nuk ka fituar absolutisht asgjë dhe megjithatë vijon të ketë besimin dhe mbështetjen e drejtuesve dhe tifozëve të klubit, për të ecur përpara”.

“Për këtë arsye kam vendosur që të mos nis asnjë aventurë të re pa diskutuar në detaje strukturën e projektit dhe objektivat afatgjatë”, ka than Mou. /Telegrafi/

Exit mobile version