Site icon Telegrafi

Mourinho i gatshëm të shpenzojë 110 milionë euro për Icardin

Mauro Icardi (Foto: Getty Images)

Jose Mourinho e ka të gatshëm planin për forcimin e sulmit të Manchester Unitedit – bën të ditur Ole.

Trajneri portugez shpreson që klubi ta mbështesë idenë e tij për transferimin e Mauro Icardit nga Interi.

Mauro Icardi (Foto: Getty Images)

Kapiteni i Nerazzurrëve është 25 vjeçar dhe në sezonin e kaluar shënoi 29 gola në 34 paraqitje, prandaj do të ishte një transfer i madh në Old Trafford.

Argjentinasi ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh për pritjen e kontratës së tij, mirëpo për aktivizimin e saj, ai duhet ta kërkojë vet largimin.

Lexo po ashtu Lajmet për ICARDIN

Në ndërkohë, është raportuar se Interi është duke punuar për rinovimin e kontratës së Icardit, prandaj do të jetë vështirë për klubet që duan ta transferojnë.

Mauro Icardi (Getty Images)

Romelu Lukaku është qendërsulmuesi aktual i Unitedit, mirëpo klubi anglez ka dyshime për suksesin e tij në të ardhmen.

Nga ana tjetër, as e ardhmja e Mourinho në Old Trafford nuk është e sigurt, duke qenë se Djajtë e Kuq nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri në Ligën Premier (duke regjistruar dy humbje dhe dy fitore në katër xhirot e para).

Një gjë është e sigurt, nëse Icardi shpreh vullnet për t’u larguar nga Interi, ai do të ketë oferta të shumta nga klubet e mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version