Jose Mourinho ka folur rreth mundësive për largimin e Zlatan Ibrahimovicit nga Manchester Unitedi drejt skuadrës amerikane, Los Angeles Galaxy.
Gjatë ditëve të fundit sulmuesi suedez është duke u lidhur me një largim nga Old Trafford, pas mungesës së ndeshjeve dhe minutave këtë sezon.
Skuadra më e lidhur me të është ajo amerikane, LA Galaxy, për të cilën thuhet se do të jetë skuadra e re e Ibrahimovicit.
Sipas asaj që raporton rrjeti televiziv ESPN, Ibra është shumë pranë kalimit te LA Galaxy në SHBA dhe palët kanë arritur marrëveshjen.
Megjithatë, trajneri i Djajve të Kuq, Mourinho në një intervistë të tij ka thënë se nuk di asgjë rreth këtyre fjalëve.
“Ai nuk mu ka folur asnjë rreth kësaj, por Zlatan është në vitin e fundit të kontratës së tij këtu”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Nëse është e vërtetë se Zlatan kërkon një të ardhme në një tjetër klub, tjetër vend, ne jemi këtë ta ndihmojmë atë”, përfundoi portugezi.
Lojtari suedez ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Real Madridit, por që thuhet se është refuzuar nga Mbretërit dhe me skuadrën turke, Besiktas. /Telegrafi/