Telegrafi

Mourinho e do Rakiticin

Bossi i Manchester Unitedit, Jose Mourinho synon që të transferojë mesfushorin Ivan Rakitic.

The Sun shkruan se United është në treg për lojtarin dhe nëse klubi nuk rinovon me të atëherë Djajtë do ta marrin.

Kroati ka kontratë deri në vitin 2019 me Barcelonën dhe katalanasit nuk po nxitohen për të rinovuar.

Rakitic refuzoi Unitedin dhe Chelsean verën e kaluar, por nëse Barca nuk procedon për rinovimin e tij, atëherë kroati mund të largohet nga Camp Nou. /Telegrafi/