Telegrafi

Mourinho e do Neymarin, jo Ronaldon

Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e Manchester Unitedit që të tërhiqen nga gara për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Sipas Don Balon, strategu portugez e do në skuadrën e tij sulmuesin e Barcelonës, Neymar.

Superylli portugez pritet të largohet nga Real Madridi si pasojë e problemeve me autoritetet e tatimeve në Spanjë, ndërsa klubet e pasura janë vënë pas tij.

Lexo po ashtu Ronaldo i gatshëm ta paguajë borxhin që t'i ikë burgut

Ish-klubi i tij, United, është një prej tyre që i kërkon shërbimet e 32-vjeçarit. Mirëpo, duket se Mourinho ka ndërruar mendje dhe e do në skuadër Neymarin.

Sikurse CR7 edhe sulmuesi i Barcelonës nuk është i lirë. Për më shumë, nuk dihet nëse katalunasit janë të interesuar ta shesin atë.

Pritet të shihet deri në fund të afatit kalimtar veror se a do të kemi ndonjë super-transferim. /Telegrafi/