Telegrafi

Mourinho e fton personalisht Wijnaldumin te Roma

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Georginio Wijnaldum, por Paris Saint-Germain duhet të mbulojë të paktën gjysmën e pagës së tij për të funksionuar huazimin.

Mesfushori u largua nga Liverpooli vetëm një vit më parë për t’u bashkuar me PSG-në si lojtar i lirë dhe ai i zgjodhi ata falë edhe pagës së ofruar neto prej 9 milionë euro në sezon.

Holandezi luftoi për të bërë një ndikim në Paris dhe tashmë është në listën e lojtarëve që mund të largohen këtë verë nën drejtimin e trajnerit të ri Christophe Galtier.

Lexo po ashtu Wijnaldum gjithnjë e më afër Romës, pritet takim mes drejtuesve të dy klubeve

Sipas burimeve të shumta, përfshirë Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Romës i është ofruar Wijnaldum në formë huazimi, por nuk do të jetë në gjendje të paguajë pagën e tij të plotë.

Nëse lëvizja realizohet, atëherë PSG duhet të mbulojë të paktën 50 për qind të asaj page vjetore gjatë periudhës së huazimit në Stadio Olimpico.

 

Ndërkohë, sugjerohet gjithashtu se Mourinho ka qenë personalisht në kontakt telefonik me Wijnaldum për ta bindur atë të pranojë destinacionin.

31-vjeçari ka 86 paraqitje për Holandën, në të cilat ka shënuar 26 gola. /Telegrafi/