Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Georginio Wijnaldum, por Paris Saint-Germain duhet të mbulojë të paktën gjysmën e pagës së tij për të funksionuar huazimin.
Mesfushori u largua nga Liverpooli vetëm një vit më parë për t’u bashkuar me PSG-në si lojtar i lirë dhe ai i zgjodhi ata falë edhe pagës së ofruar neto prej 9 milionë euro në sezon.
Holandezi luftoi për të bërë një ndikim në Paris dhe tashmë është në listën e lojtarëve që mund të largohen këtë verë nën drejtimin e trajnerit të ri Christophe Galtier.
Sipas burimeve të shumta, përfshirë Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Romës i është ofruar Wijnaldum në formë huazimi, por nuk do të jetë në gjendje të paguajë pagën e tij të plotë.
Nëse lëvizja realizohet, atëherë PSG duhet të mbulojë të paktën 50 për qind të asaj page vjetore gjatë periudhës së huazimit në Stadio Olimpico.
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) July 21, 2022
Ndërkohë, sugjerohet gjithashtu se Mourinho ka qenë personalisht në kontakt telefonik me Wijnaldum për ta bindur atë të pranojë destinacionin.
31-vjeçari ka 86 paraqitje për Holandën, në të cilat ka shënuar 26 gola. /Telegrafi/