Manchester United nuk e ka nisur këtë edicion në mënyrën më të mirë të mundshme.
‘Djajtë e Kuq’, kanë mbetur mbrapa luftës për titull të kampionit në Ligën Premier.
Kësisoj United pritet të futet fuqishëm në tregun e transferimeve për ta përforcuar skuadrën.
Trajneri portugez, Jose Mourinho po e dëshiron me çdo kusht mesfushorin kroat, Ivan Rakitic.
Sipas medieve angleze, United do të provojë nënshkrimin me kroatin edhe pse një gjë e tillë duket tejet e vështirë.
Rakitic është pjesë e rëndësishme e formacionit të parë të Barcelonës dhe i preferuari i Luis Enriques.
Gjithsesi mediat angleze kanë shkruar se ‘Djajtë e Kuq’, do të provojnë të nënshkruajnë me ish-anëtarin e Schalke 04 për një shumë rreth 65 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do të tundohet nga oferta e Unitedit për 29-vjeçarin që ka kontratë me kampionët aktual të Spanjës deri në vitin 2019. /Telegrafi/