Telegrafi

Mourinho e do me çdo kusht Perisicin, ofron Darmianin dhe para për transferimin e kroatit

Icardi - Perisic (Getty Images)

Interi do ta ketë tejet të vështirë ta mbajë mesfushorin kroat Ivan Perisic.

Anësori ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror me kombëtaren e tij ku ka arritur deri në finale.

Falë paraqitjeve jashtëzakonisht të mira në garë për kroatin fuqishëm është futur Manchester United.

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho po e dëshiron me çdo kusht transferimin e Perisicit në Old Traford.

Matteo Darmian (Getty Images)

Kësisoj gjiganti anglez ka bërë gati një ofertë për të tentuar transferimin e tij.

United është gati të ofrojë mbrojtësin italian Matteo Darmian që është dëshirë e Interit dhe një shumë prej 25 milionë eurove për transferimin e Perisicit.

Mbetet të shihet nëse Neroazzurrët do të pranojnë një ofertë të tillë kur dihet se Perisic është njëri nga lojtarët kryesor të Spallettit. /Telegrafi/