Manchester United po mendon për transferimin e portierit gjerman të Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen.
Trajneri i Djajve të Kuq, Mourinho brengoset se David de Gea mund të largohet gjatë verës nga Old Trafford.
Kjo brengosje e portugezit vjen pas De Gea është i lidhur me Real Madridin tash e sa kohë dhe është i vendosur të zëvendësojë spanjollin me një portier me cilësi të ngjashme.
Kështu, Mourinho dhe drejtuesit e klubit anglez thuhet se kanë etiketuar gjermanin e Barcelonës, Ter Stegen si zëvendësues të De Geas.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Special One është i përgatitur për të përmbushur klauzolën e lirimit të portierit të Barcelonës, Ter Stegen.
Klauzola e gjermanit është tepër e lartë dhe peshon plot 180 milionë euro dhe në rast transferimi do të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë.
Edhe reprezentuesi gjerman thuhet se është rreshtuar për një lëvizje, edhe pse çmimi i tij do të ishte tepër problem për të përfunduar me sukses këtë transferim.
Ndryshe, gjermani është portieri më i mirë këtë sezon në La Liga, teksa është në garë edhe për më të mirën në Evropë, pasi ka shumë pak gola të pranuara këtë sezon. /Telegrafi/