Roma e Jose Mourinhos është ende e interesuar për nënshkrimin e Granit Xhakës dhe ardhja e mundshme e Youri Tielemans në Arsenal mund të hapë mundësinë e një marrëveshje.
Giallorossët ishin tepër të etur për të nënshkruar me mesfushorin 29-vjeçar verën e kaluar dhe kaluan muaj në bisedime me përfaqësuesit e tij, përpara se një lëvizje të dështonte përfundimisht.
Mourinho është ende i interesuar të punojë me Xhakën dhe do të ishte i lumtur ta shtonte atë në skuadër këtë verë.
Sipas Corriere dello Sport, Arsenali po kërkon të sjellë mesfushorin e Leicester Cityt, Tielemans këtë verë, duke i lejuar ata të vendosin Xhakën në tregun e transferimeve.
#Roma, riecco #Xhaka: il piano di #TiagoPinto ⬇️ https://t.co/iXZwQEwqav
— Corriere dello Sport (@CorSport) June 10, 2022
Mesfushori shqiptar kurrë nuk është shikuar si i preferuar nga tifozët dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2024.
Nëse Arsenali nënshkruan Tielemans, Roma më pas do të jetë në gjendje të paraqitet për Xhakën, duke i dhënë më në fund Mourinhos përforcimin e tij.
29-vjeçari nga Prishtina shënoi një gol dhe dha dy asistime në 27 paraqitje në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/