Telegrafi

Mourinho dhe Guardiola në garë për yllin e Realit

Dy rivalët e përbetuar janë vënë pas shërbimeve të mesfushorit gjerman të Real Madridit, Toni Kroos.

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola janë të vendosur për të intensifikuar rivalitetin e tyre duke u përballur edhe jashtë fushës.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, trajnerët rival duan të sigurojnë nënshkrimin e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kroos: Ndeshja ndaj BVB testi i mirë për ne

Dy trajnerët, i Manchester United dhe ai i Manchester Cityt e shohin gjermanin si shtimin ideal të ardhshëm në ekipet e tyre.

Megjithatë, ata do të duhet për ta bindur atë që të largohet nga Madridi, pasi edhe kampionët e Evropës janë duke planifikuar t’i ofrojnë atij një kontratë të re me zgjatje deri në vitin 2020. /Telegrafi/