Dy rivalët e përbetuar janë vënë pas shërbimeve të mesfushorit gjerman të Real Madridit, Toni Kroos.
Jose Mourinho dhe Pep Guardiola janë të vendosur për të intensifikuar rivalitetin e tyre duke u përballur edhe jashtë fushës.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, trajnerët rival duan të sigurojnë nënshkrimin e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos, transmeton Telegrafi.
Dy trajnerët, i Manchester United dhe ai i Manchester Cityt e shohin gjermanin si shtimin ideal të ardhshëm në ekipet e tyre.
Megjithatë, ata do të duhet për ta bindur atë që të largohet nga Madridi, pasi edhe kampionët e Evropës janë duke planifikuar t’i ofrojnë atij një kontratë të re me zgjatje deri në vitin 2020. /Telegrafi/