Telegrafi

Mourinho dëshmohet si shofer: Teston veturën e re të Jaguarit, por jo në ambiente të rëndomta (Video)

Trajneri i njohur i futbollit, Jose Mourinho, ka testuar modelin e ri të Jaguarit, F-Pace.

Ai ka vozitur një prototip të F-Pace S, në një hapësirë të madhe në një liqe të ngrirë në temperatura -30 gradë celsius.

Sipas videos së publikuar, “Special One” duket i kënaqur me performanca e automobilit.

Aftësitë e Mourinhos si shofer u testuan nga garuesi profesional Tommi Karrinaho.

“Rrethi fluturues me Tommin më ngriti shumë adrenalinën. Është diçka që s’kam përjetuar kurrë më parë kur kam ecur në mesin e 80 mijë fansave të futbollit”, ka thënë Mourinho.

Nën kofano, ky prototip ka motor 3.0-litërsh V6 me 380 kuajfuqi dhe marsh automatik me tetë shpejtësi. Përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë automobili e arrin për 5.1 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 250 km/orë.