Site icon Telegrafi

Mourinho dëshiron të mposht Chelsean në garën për Alex Sandron

Sandro

Manchester Unitedi ka vendosur ta sfidojë Chelsean për mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro, të cilin e duan gjatë këtij afati kalimtar.

Mbrojtësi i Juventusit po pëlqehet në masë të madhe në Ligën Premier, me skuadrat e mëdha angleze që duan shërbimet e tij.

Sipas The Mirror, menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho, e ka identifikuar reprezentuesin brazilian si njeriun për të zgjidhur problemin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

Lexo po ashtu Juve i vë çmim Alex Sandros, ai kushton 60 milionë euro

Ky medium thekson se portugezi i ka kërkuar klubit të tij të ofrojë çmimin e kërkuar nga Juventusi prej 53 milionë funtesh apo diçka më shumë se 60 milionë euro.

Sandro po pëlqehet në masë të madhe nga skuadrat evropiane

Interesimi i Unitedit nuk ka gjasa të konfirmohet deri në verë, por ata mund të nxiten për të hyrë në treg më herët se sa ishte planifikuar nëse Conte është në gjendje të bindë drejtuesit e Chelsea për ta blerë 26-vjeçarin këtë afat.

Juventusi do të shesë brazilianin nëse mund të sjellin një zëvendësim – dhe kërkimi i tyre ka alarmuar edhe një skuadër tjetër të madhe.

Lexo po ashtu Marotta: Ka interesim për Sandron, por nuk ka bisedime

Është Paris Saint-Germain që është alarmuar për mundësinë që Sandro mund të shitet dhe pritet të bëjë një ofertë në drejtim të tyre.

Pavarësisht ringjalljes së formës së Luke Shaw, Mourinho akoma dëshiron të sjell Sandron në Angli këtë muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version