Dyshja e Real Madridit, Gareth Bale dhe Toni Kroos ishin dy objektivat kryesore të Jose Mourinhos dhe Manchester Unitedit këtë afat kalimtar veror, por uellsiani dhe gjermani nuk janë në shitje.
Trajneri portugez është i interesuar të forcojë skuadrën e tij pas dështimit në Ligën Premier në dy nga dy sezonet e tij të para në Old Trafford.
Edhe rrëzimi i hershëm nga Liga e Kampionëve ka bërë që drejtuesit e klubit dhe vet Mourinho të mendojnë për përforcime, në mënyrë që të jenë më konkurrues.
Dy yjet e Real Madridit, Bale dhe Kroos ishin etiketuar si objektivat kryesore të skuadrës për afatin kalimtar veror.
Megjithatë, sipas gazetës Marca, Mourinho pa hetimet e tij mbi gjermanin dhe uellsianin të refuzohen gjatë kësaj jave.
Pas refuzimit të tij, Special One u deklarua se Bale dhe Kroos nuk janë në shitje dhe se Unitedi duhet të kërkojë përforcime diku tjetër.
Emra tjerë që kërkohen nga Djajtë e Kuq janë Ivan Perisic i Interit dhe Christian Pulisic i Borussia Dortmundit. /Telegrafi/