Jose Mourinho ka debutuar në stolin e Tottenham Hotspur, pasi kishte marrë pozitën e trajnerit ditë më parë.
Tekniku portugez udhëhoqi skuadrën e tij të re në derbi ndaj West Ham United, ku arriti fitore 2-3.
Spurs kalon në epërsi në minutën e 36-të, kur Heung-Min Son shënoi pas asistimit të Dele Alli për 0-1.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Son asistoi për Lucas Mouran që shënoi për 0-2.
E me të filluar pjesa e dytë, kapiteni Harry Kane u shërbye mirë në zonë nga Aurier dhe shënoi për 0-3.
West Ham filloi sulmet në 20 minutat e fundit të ndeshjes, por arritën të shënonin vetëm dy gola me anë të Antonios dhe Ogbonas për rezultatin përfundimtar 2-3.
Kësisoj portugezi Mourinho e nisi mbarë aventurën e tij si trajner i Spurs, por e pret punë e madhe për ta rikthyer ekipin në katër pozitat e para, pasi kundërshtarët janë shkëputur.
Pas 13 ndeshjeve, Spurs ndodhen në pozitën e gjashtë me 17 pikë, tetë më pak se City që ndodhen në vendin e katërt dhe ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/