Gareth Bale është ‘bindur’ nga Jose Mourinho që të bashkohet me Manchester Unitedin në afatin kalimtar të transferimeve të verës, thonë raportet e mediave në Spanjë.
Gjigantët anglezë filluan një përpjekje për të transferuar Balen në verën e vitit të kaluar.
Kjo gjë përfundimisht u vërtetua si e pasuksesshme, por sipas mediumit Diario Sport, Unitedi e ka ringjallur tashmë interesin e tyre për Bale.
Ky medium i referohet një raporti në Diario AS më herët këtë javë, i cili përmendi se si 28-vjeçari do të udhëheqë një mori të largimeve të verës nga Bernabeu.
Ish-lojtari i Southamptonit dhe Tottenhamnit është penalizuar nga lëndimet, por ka arritur nëntë gola të La Ligas në vetëm 19 paraqitje.
Megjithatë, mungesa e qëndrueshmërisë së tij kishte parë që kampionët evropianë të vendosin të fitojnë para këtë verë për të ndihmuar në ri-investimin në transferimet e reja.
Largimi i Bale mendohet të sjell të ardhura rreth 100 milionë eurosh te Reali, të cilat do të shfrytëzoheshin për blerjen e mundshme të lojtarëve të kërkuar.
Robert Lewandowski, Mauro Icardi, Mohamed Salah dhe Eden Hazard janë emrat më të kërkuar nga Real Madridi. /Telegrafi/