Ish- trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, beson se fituesi i sfidës Tottenham-Ajax mund të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve.
Trajneri portugez ka folur rreth Ligës së Kampionëve duke thënë se nuk do të befasohej nëse trofeu në fund fitohen nga Ajaxi ose Tottenhami.
“Kur ju jemi në gjysmëfinale ke 25 për qind të gjasave për ta fituar trofeun”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Unë nuk do të çuditesha nëse Ajaxi ose Tottenhami fitojnë Ligën e Kampionëve”.
“Mirë, ndoshta do të isha paksa i befasuar, por nuk do të isha shokuar, sepse ata janë në gjysmëfinale dhe njëri prej tyre do të shkojë në finale dhe finalja është një finale, është një lojë”.
“Janë 90 minuta, është loja e një karriere për shumicën e lojtarëve”.
“Unë mendoj se të dy klubet do të ëndërrojnë për këtë dhe ata kanë arsye të mirë për të ëndërruar për këtë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/