Telegrafi

Moura nuk e beson se Van Dijk nuk është dribluar në sezonin e kaluar

Lucas Moura nuk mund ta besojë se askush nuk ka munduar ta driblojë Virgil van Dijkun në sezonin e kaluar.

Mbrojtësi holandez kishte paraqitje të jashtëzakonshme me ‘The Reds’ në sezonin e kaluar, duke zhvilluar 64 paraqitje në të gjitha garat, e që asnjë sulmues nuk ka arritur ta driblonte atë.

Opta ka bërë një statistikë për 28-vjeçarin që në 62 paraqitje në sezonin e kaluar nuk është dribluar nga asnjë lojtar kundërshtar, por këtë gjë nuk e beson sulmuesi i Tottenham Hotspurit.

Virgil van Dijk (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Nuk e di nëse kjo gjë është e vërtetë”, ka thënë Moura për Desimpedidos, kur i janë treguar statistikat e holandezit.

“Ata thonë se nuk është dribluar që kur… kurdo qoftë. Nëse një lojtar është mbrapa tij, atëherë është i dribluar”.

Lexo po ashtu Statistikat tregojnë: Van Dijk është ndër mbrojtësit më të mirë në botë

“Nuk e di, por mendoj se dikush e ka kaluar atë. E di se kam shënuar gol ndaj Liverpoolit, kemi humbur, por unë kam shënuar ndaj Liverpoolit dhe e lash mbrapa atë. Por, ai është i mrekullueshëm”, ka shtuar më tej braziliani.

Pas një sezoni të shkëlqyer me ‘The Reds’ në Ligën Premier, holandezi fitoi Ligën e Kampionëve dhe çmimin e lojtarit të vitit në Angli, por edhe çmimin e lojtarit të ndeshjes në finalen e zhvilluar në Madrid ndaj Spurs, derisa është në listën e konkurrentëve për Topin e Artë. /Telegrafi/