Mesfushori i Chelseat, Mason Mount ka prodhuar një lëvizje magjike gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit të shtunën mbrëma, duke në kthyer në kujtesë ditët kur Zinedine Zidane ‘vallëzonte me topin’.
Chelsea dhe Liverpooli luajtën baras 1-1 në derbin e vlefshëm për javën e tretë të Ligës Premier.
Golat në këtë takim të zhvilluar në Anfield u shënuan nga Mohamed Salah (45+) për Reds dhe Kai Havertz (22’) për Blutë.
Megjithatë, në aspektin individual pati disa lojtarë të ndryshëm nga të dyja skuadrat që bënë paraqitje të mira.
I tillë ishte edhe anglezi i ri i Bluve, Mason Mount, i cili në një aksion na kujtoi legjendën franceze, Zidane.
@masonmount_10 ?? awesome ? petit zizou ? pic.twitter.com/nYo8LCGL9F
— MrChelseaworldwide?? (@Mcech3) August 28, 2021
Mount mori një top të gjatë nga rreth 50 metra prej Marcos Alonso dhe bëri një prekje magjike të topit në mes të dy kundërshtarëve.
Anglezi pranoi me driblim topin në ‘stilin Zidane’ duke mos i dhënë asnjë shans mbrojtësve Joel Matip dhe Trent Alexander-Arnold që ta ndalnin.
Matip pas driblimit u detyrua ta ndal në mënyrë të parregullt dhe gjyqtari akordoi goditje dënimi për Chelsean. /Telegrafi/
— TheFootballAddick (@FootballAddick) August 29, 2021
— Julia (@juliarealm) August 28, 2021