Telegrafi

Motrat rrahin një nxënës në Prishtinë, ndërsa vëllai i tyre sulmon zyrtarin policor

Policia e Kosovës njofton se në shkollën “Shkëndija” në Prishtinë më datë 12.09.2019, në orën 11:45, njësia policore ka arrestuar dy të dyshuara femra, për arsye se të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull, nxënës i shkollës.

Sipas raportit policor, gjatë arrestimit të të dyshuarave, vëllai i tyre i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas ka ikur.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu sipas Policisë së Kosovës, edhe një person zyrtar është sulmuar në fshatin Dobelldah, në Viti, më 12.09.2019, në orën 16:00.

Sipas Policisë, lidhur me rastin më 12.09.2019 është arrit të arrestohet i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/