Telegrafi

Motrat Koçi, Greta dhe Eni vijnë me poza atraktive në bikini derisa shijojnë pushimet në Turqi

Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi, është duke shijuar disa ditë të mira joproduktive në Turqi.

Artistja, e cila numëron mbi 700 mijë ndjekës vetëm në Instagram, po kalon një periudhë të mirë me të motrën, artisten Greta Koçi.

Të njëjtat kanë mbajtur aktiv fansat me imazhe e video të ndryshme, gjersa nuk kanë munguar disa të tilla edhe me bikini.

Meqenëse i kushtojnë një kujdes të madh linjave trupore, motrat vijnë në formë të mrekullueshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ka qenë Eni ajo e cila ka publikuar disa imazhe në një palë bikini shumëngjyrëshe dhe Greta në anën tjetër solli një video me përshkrimin, “Lumturia vjen nga valët”.

Duket se pushimi i motrave vjen pak para fillimit të sezonës së verës, të cilat njëherësh janë shumë të angazhuara me mbrëmje e ahengje të ndryshme.

Ato po ashtu kanë këtë kohë kanë sjell edhe projekte mjaft të suksesshme. /Telegrafi/