Site icon Telegrafi

Motrat Koçi ironizojnë me klikimet e kolegëve

Këngëtaret Greta dhe Eni Koçi janë shumë të pëlqyera për këngët e tyre.

Ato publikojnë shpesh projekte muzikore të cilat janë pritur mirë, ndërsa vazhdojnë të jenë shumë të ndjekura edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, dy motrat në dy postime të ndara të bëra në InstaStory, kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me “suksesin” e rrejshëm të disa kolegëve të tyre.

Bëhet fjalë për shifrat alarmante të klikimeve në YouTube, të cilët artistët shqiptarë i arrijnë në pak ditë, e disa prej tyre edhe në pak orë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estraad Shqiptare

Greta dhe Eni kanë publikuar një imazh të këngës më të re “Medelin” nga Madona dhe Maluma, e cila prej disa ditësh numëron vetëm tri milionë klikime në YouTube.

“Shikojeniiiii se cbehet dy nga emrat me me influence ne bote kapin 3 milion klikime per 1 dite. Ne shqiperi 3 milioon i kapin per 1 ore. Duhet ti mesojme kete madonen dhe malumen se si blihen klikimet fallco se po me vjen gjynah shume”, ka shkruar Greta.

Foto: Greta Koçi/InstaStory

Ndërkohë, të njëjtën gjë pothuajse ka shkruar edhe Eni, e cila mbetet e habitur me faktin se si të famshmit në tregun ndërkombëtar mbesin më mbrapa me klikime në ditët e para, se sa këngëtarët vendorë.

“3M per 24h Madona ft Maluma, Po cfare jane Maluma dhe Madona perpara 1shave te Shqiperise. Ketej nga ne kapen per 1 ore”, ka shkruar Eni. /Telegrafi/

Foto: Eni Koçi/InstaStory
Exit mobile version