Site icon Telegrafi

Motrat Kardashian-Jenner heqin nga lista e ndjekësve në Instagram Kanye Westin

Katër motrat e Kim Kardashian kanë hequr Kanye West nga Instagrami pasi ai postoi mesazhet private nga biseda e tij me ish-bashkëshorten dhe postime te tjera për të dashurin e saj, Pete Davidson.

Kourtney, Khloe, Kendall dhe Kylie të gjithë ndoqën shembullin e motrës Kim pasi ajo ndaloi së pari të ndiqte ish-burrin e saj në Instagram.

Nëna e tyre Kris Jenner, megjithatë,  është e vetmja nga familja e tyre që ka në listën e saj të ndjekësve reperin.

Foto: Instagram

Ky vendim i motrave të famshme pason sulmet e vazhdueshme kibernetike të Ye ndaj të dashurit të ri të ish-gruas së tij.

Në postimin e tij të fundit në Instagram fundjavën e kaluar, muzikanti ndau një mesazh privat nga Pete, e quajti dhe u tall me një nga tatuazhet e tij.

Vargu i postimeve që atëherë është fshirë nga llogaria e reperit, ku ai ka 14.3 milionë ndjekës.

Komediani i SNL kishte kontaktuar me mirësjellje me West për të qetësuar situatën dhe tha se shpresonte të takonte një ditë fëmijët e Kim dhe Kanye.

Foto: Getty Images

Kanye më pas ndau mesazhin me fansat e tij, duke shtuar: “Jo ti kurrë nuk do të takosh fëmijët e mi”, shkruan DailyMail.

Ditë më parë Kim i kishte kërkuar ish-bashkëshortit të saj t’i jepte fund sulmeve të tij ndaj aktorit të njohur.

Themeluesja e SKIMS tha në një tekst se Kanye “po krijonte një mjedis të rrezikshëm dhe të frikshëm” dhe shtoi se nëse Pete do të lëndohej, “gjithçka do të ishte faji i repereit”.

Foto: Getty Images

Reperi i “Monster” duket se kishte arritur një pikë kthese kur pranoi në një postim të fshirë që sjellja e tij ndaj ish-it të tij kishte qenë ‘ngacmuese’, ndërsa ai gjithashtu u zotua të ‘merrte përgjegjësi’.

Por jo shumë kohë më vonë, krijuesi i hiteve iu kthye sulmit ndaj Pete në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Pete u rikthye në Instagram të mërkurën pas disa kohësh larg platformës dhe fansat u habitën kur panë që Kanye ishte në listën e ndjekësve të tij, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme dhe postimeve tallëse.

Pete dhe Kim janë në lidhje që nga nëntori i vitit të kaluar, pak pasi ata u shfaqën së bashku gjatë debutimit të saj në “SNL” në tetor.

Në shkurt 2021, Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West pas gati shtatë vitesh martesë. Ish-çifti bashkë kanë katër fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version