Motrat e njohura të skenës: Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Vitin e Ri 2018.
Ato janë shfaqur krahë njëra-tjetrës në disa fotografi në rrjetet sociale, teksa kanë rrëmbyer vëmendjen me dukjen e tyre.
Në mesin e tri motrave, vëmendje më të madhe rrëmben diva e estradës, Adelina Ismaili e cila ka shfaqur një pjesë të atraktivitetit të saj, duke ekspozuar gjoksin.
“2018-ta ime e bukur”, ka shkruar Adelina në fotografinë e publikuar në Instagram.
I njëjti imazh ka arritur të marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.
Adelina, Zanfina dhe Ema e festuan së bashku Vitin e Ri, kësaj here për herë të parë nën shoqëri të të voglit Uliks, pasi diva gjatë vitit 2017 u bë nënë për herë të parë. /Telegrafi/