Telegrafi

Motra e Ronaldos i kundërpërgjigjet  Van Dijkut që tha se nuk e sheh portugezin si rival për Topin e Artë

Motra e Cristiano Ronaldo është nervozuar nuk deklarata e Virgil van Dijkut se nuk e sheh portugezin si rival të vërtetë për Topin e Artë.

Mbrëmë është mbajtur në ceremonia e trofeut më të madh individual për një lojtar në Paris, por që para saj kishte disa deklarata thumbuese.

Mbrojtësi holandez kishte thënë se nuk e sheh 34-vjeçarin si rival në Topin e Artë, e që i menjëhershëm ka qenë reagimi i motrës së këtij të fundit.

“Tani, i dashur Virgil, atje ku po shkon, Cristiano Ronaldo ka shkuar dhe ka qenë për qindra herë”, ka shkruar Katia Veiro.

“Ti e ke parë që Cristiano ka qenë kampion i trefishtë në ligën ku luan, madje ka qenë edhe golashënuesi më i mirë”.

Lexo po ashtu Van Dijk me mesazh thumbues për Ronaldon: A ishte ai vërtetë rival?

“Atje ai ka fituar edhe Topin e Artë, që t’i ende e kërkon dhe nuk ke arritur as ta prekësh”, ka shtuar më tej ajo.

Ronaldo nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, pasi që kishte shkuar në gala mbrëmjen për ta marrë çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A. /Telegrafi/