Motra e Cristiano Ronaldo është nervozuar nuk deklarata e Virgil van Dijkut se nuk e sheh portugezin si rival të vërtetë për Topin e Artë.
Mbrëmë është mbajtur në ceremonia e trofeut më të madh individual për një lojtar në Paris, por që para saj kishte disa deklarata thumbuese.
Mbrojtësi holandez kishte thënë se nuk e sheh 34-vjeçarin si rival në Topin e Artë, e që i menjëhershëm ka qenë reagimi i motrës së këtij të fundit.
“Tani, i dashur Virgil, atje ku po shkon, Cristiano Ronaldo ka shkuar dhe ka qenë për qindra herë”, ka shkruar Katia Veiro.
“Ti e ke parë që Cristiano ka qenë kampion i trefishtë në ligën ku luan, madje ka qenë edhe golashënuesi më i mirë”.
“Atje ai ka fituar edhe Topin e Artë, që t’i ende e kërkon dhe nuk ke arritur as ta prekësh”, ka shtuar më tej ajo.
Ronaldo nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, pasi që kishte shkuar në gala mbrëmjen për ta marrë çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A. /Telegrafi/