Site icon Telegrafi

Motra e Rita Orës në TEDxPrishtina

Elena Ora si menaxhere e këngëtares, por edhe si motra e saj, do të flet për përvojën e saj mbi përkushtimin që duhet për të punuar dhe menaxhuar artistë me famë botërore.

Më 21 nëntor do të mbahet konferenca e katërt me radhë e TEDxPrishtina ku në mesin e të panelsitëve është ftuar edhe Elena Ora, motra e këngëtares së famshme botërore, Rita Ora.

Elena Ora është pjesë e ekipit menaxhues të Rita Orës – një nga artistet më të suksesshme shqiptare që ka depërtuar në industrinë e muzikës ndërkombëtare. Elena Ora ka një përvojë të madhe në industrinë e muzikës duke filluar nga krijimi dhe marketingu i një albumi deri në organiziminin e turneve muzikore në mbarë botën, transmeton kultplus.

Elena Ora si menaxhere e këngëtares, por edhe si motra e saj, do të ndajnë përvojën e saj mbi përkushtimin që duhet për të punuar dhe menaxhuar artistë me famë botërore./Telegrafi/

Exit mobile version