Është duke u përfolur se piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, është në lidhje dashurie me modelen Kendall Jenner.
Spekulimet kanë filluar pasi 19-vjeçarja është parë duke e mbajtur në qafë zinxhirin e arit të 30-vjeçarit gjatë fundjavës në Monako, raporton Daily Mail. Ndërkaq, ata janë argëtuar bashkë edhe në një jaht.
Kjo lidhje, sipas thashethemeve, thuhet të jetë përkrahur dhe shtyrë nga nëna e yllit të reality shoë “Keeping Up with the Kardashians”, Kris Jenner, që njëkohësisht njihet të jetë edhe menaxhere e modeles, transmeton Koha.net.
“Ajo me të vërtetë dëshiron që Kendall të jetë bashkë me Lewis”.
“Ata janë afruar kohët e fundit si miq dhe ajo mendon se Hamilton është perfekt për bijën e saj”, ka thënë një burim i afërt me nënën e Kendall. /Telegrafi/