Motra e Bucit ka reaguar në lidhje me deklaratën e Linda Halimit në spektaklin e natës së sotme (e hënë).
Ajo në një postim në rrjete sociale tha se kjo është gënjeshtër dhe se u bë e tepërt në lidhje me këtë histori.
E njëjta mes tjerash për këtë shpifje theksoi se Linda do të përballet me gjyqin.
Ata thuhet se nuk janë njohur jashtë dhe se nuk ka pasur asnjëherë aferë mes tyre.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Kjo është e papranueshme nga Linda dhe po e garantoj qe për ketë deklaratë të rreme se kinse Buci e Santiana kanë aferë kjo do të përballet me gjyqin.
Se u ba e tepert qdo njani del e mundohet të demtoj imazhin e tjetrit me këto genjeshtra.
Buci Ylli Dervishi në atë shtëpi është djali që është shantazhuar, shpifur, kryqezuar e shpesh herë bullizuar për moshen e tij.
Stop se e keni tepru tash i perfshit edhe shoqerinë sepse e dini qe Buci e ka një rreth të gjerë e po mundoheni ta njollosni.
As nga jashtë e as brenda nuk ka aferë mes Bucit e Santianës oj Linda Halimi. Kimi të lojës brenda mund te ketë, por termi aferë është shpifje e rëndë. Ju garantoj si motër e tij se Buci kurr emrin Santianë jashtë nuk e ka permendur dhe nuk e ka njohur. Kjo që e tha Linda më parë është GËNJESHTËR”. /Telegrafi/