Aeroplani i aviokompanisë Atlas Air është detyruar të bëjë ulje emergjente, pasi motori i aeroplanit është përfshirë nga zjarri derisa po fluturonte mbi Honolulu.
Ky moment rrëqethës është filmuar gjatë të shtunës, pasi aeroplani ishte ngritur nga një bazë ushtarake Hickman në Honolulu të Havait – që për destinacion kishte Guamin, transmeton Telegrafi.
Pamjet e filmuara me telefona të mençur shfaqin pasagjerët brenda aeroplanit, ku nga dritaret shihej se si dilte zjarr nga motori.
Plane on fire over the Daniel K. Inouye airport in Honolulu. We heard what sounded like an explosion and it started spitting out flames from what looked like the engine. Couldn’t see what airline but definitely a passenger plane. pic.twitter.com/Q2YiZ9vXHE
— yung ri¢h (@itsrichard_e) September 6, 2020
Një video tjetër e filmuar nga banorët e Honolulus, shfaqin aeroplanin duke fluturuar mbi aeroportin ndërkombëtar Daniel K. Inouye rreth tre milje larg qytetit.
“Oh zot, a do të përplaset. E patë zjarrin duke dalë nga motori”, dëgjohet duke thënë një pasagjer.
Në anën tjetër, piloti menjëherë kishte kërkuar ulje emergjente, dhe për fat të mirë asnjëri nga 212 pasagjerët që ishin në aeroplan nuk kanë pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/