Dhjetëra nxënës e pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marshuar të enjten në Ferizaj kundër përdorimit të substancave narkotike.
“Drogat vrasin” ishte motoja e këtij marshi, që u realizua në kuadër të projektit “Ecim me policinë”.
“Aktiviteti nisi me marshimin e nxënësve të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Ferizajt, së bashku me aktivistë të OJQ-së ‘Kuvendi i të rinjve të Ferizajt’ dhe pjesëtarë të policisë rajonale të Ferizajt, e që përshkoi rrugën nga sheshi i komunës ‘Adem Jashari’ deri tek teatri i qytetit të Ferizajt dhe aty më pas u mbajtën disa ligjërata nga shoqëria civile dhe policia rreth dukurisë negative të narkotikëve/ drogave”, thuhet në njoftimin për media të policisë.
Projekti bëhet e ditur se do të vazhdojë sipas agjendës së bashkëngjitur edhe në ditët në vijim./Telegrafi/