Telegrafi

Motoçiklisti shkeli rregullat, por policët nuk e ndoqën: Arsyeja është e (pa)arsyeshme! (Video)

Motoçiklisti që voziste shpejtë nëpër një rrugë në Aberdeen të Skocisë, e ka ngritur rrotën e përparme para veturës së Policisë.

Këta të fundit kanë vendosur të mos i vihen pas, nga frika se mund të shkaktojnë rrezik potencial për banorët.

“Ai do të shpejtonte, duke vozitur u shkujdesur, gjë që do të mund të shkaktonte ndonjë përplasje”, thuhet në komunikatën e Policisë, lidhur me arsyen se pse nuk i janë vënë pas, transmeton Telegrafi.

“Nuk kishte trafik të ngjeshur, andaj menduam se nuk do të ishte problem”, thuhet lidhur me rastin, teksa kërkohet identifikimi i burrit që kreu ngasjen e palejueshme. /Telegrafi/