Në San Diego të Shteteve të Bashkuara, një fëmijë ka nxjerrë këmbët jashtë dritares së veturës.
Për t’i treguar se ky është një veprim i palejueshëm, Zim Killgore i ka shkuar afër me motoçikletë dhe ia ka kapur këmbën.
Ai ose ajo largohet shpejtë në anën tjetër, nga frika që përjeton, transmeton Telegrafi.
Në filmimin e bërë nga kamera në helmetë, shihet shoferi që e përshëndet motoçiklistin, në shenjë aprovimi për atë që bëri. /Telegrafi/