Grupi i motoçiklistëve ndaluan rutinën e tyre, që të shpëtojnë një qen që kishte hyrë në autostradë.
Kamera në helmetën e motoçiklistit, e ka regjistruar atë teksa i vihet pas kafshës së vogël, që është shumë energjike.
Ata krijojnë një zinxhir që të mos kalojnë veturat, por qeni del në anën tjetër duke u rrezikuar edhe më shumë, transmeton Telegrafi.
Me veturat që ju vinë shumë afër, motoçiklistët janë të vendosur të shpëtojnë qenin dhe ia arrijnë qëllimit. /Telegrafi/