Site icon Telegrafi

Motoçikleta u ‘vozit’ për 100 metra nga vogëlushja, pasi prindërit iu përfshinë në aksident (Video)

Vogëlushja që po udhëtonte me motoçikletë në Karntaka të Indisë, ka shpëtuar pasi prindërit e saj u përfshinë në aksident dhe ranë për toke.

Ajo ka qëndruar për 100 metra e vetmuar, derisa mjeti lëvizte nëpër trafikun e dendur, para se të rrëzohej në disa shkurre, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, as prindërit e saj dhe motoçiklisti tjetër që shkaktoi përplasjen, nuk kanë pësuar ndonjë lëndim serioz.

Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, po qarkullojnë në internet, për faktin se ishte një rrugë e gjatë të cilën e kreu fëmija i vetmuar. /Telegrafi/

Exit mobile version