Telegrafi

Motoçikleta përplaset me veturë derisa po lëvizte me 110 kilometra në orë, ajo çfarë ndodhi më pas habiti policinë (Foto/Video)

Një video rrëqethëse po qarkullon në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet moment kur dy të rinj derisa po shëtitnin me motoçikletë që po lëvizte me 110 kilometra në orë, përplaset drejtpërdrejt me një veturë.

Por ajo çfarë ndodh më pas ka befasuar të gjithë, pasi dyshja që ishin në motor ngritën në këmbë thuajse nuk ka ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.

Një veturë e tipit Mercedes derisa po lëvizte me shpejtësi pothuajse të njëjtë sikurse motoçikleta, përplaset drejtpërdrejt me motoçikletën me dy pasagjerë në një autostradë në Singapor.

Në momentin e përplasjes së drejtpërdrejt, një vajzë dhe një djalë që ishin në motoçikletë fluturojnë për disa metra në ajër duke rënë më fytyrë për tokë, por pasi që përplasja nuk kishte prekur drejtpërdrejt trupat e tyre, dyshja ngritën pa ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/