Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat gjatë këtyre ditëve do të pësojnë rënie të lehtë.
Nga e marta paraqitet një situatë e motit relativisht më stabil por edhe më të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, derisa indeksi i rrezeve UV ditën e shtunë do të jetë më i lartë, ndaj edhe preferohet që orëve të mesditës të mos qëndrojmë gjatë në rreze të diellit.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet nga 30C zbresin në 25C ditën e hënë, e deri të mërkurën shënojnë rritje deri në 31C e 32C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s, e nga dita e hënë nga perëndimi e jugperëndimi.
Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies përreth vlerave normale. /Telegrafi/