Telegrafi

Moti sot – vranësira dhe reshje shiu

Sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje shiu.

Në zona të caktuara reshjet e shiut pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C.

Era do fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-34 km/h. /Telegrafi/