Site icon Telegrafi

Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale deri 31 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik ka paraparë një javë dinamike, me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesa e parë e javës parashihet e paqëndrueshme.

Sipas institutit, të hënën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të percjellura me rrufe.

Disa zona të izoluara rrezikohen nga breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë./Telegrafi/

 

Exit mobile version