Telegrafi

Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale arrijnë deri në 19 gradë Celsius

Foto: Ilustrim

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-52 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.