Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë që java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë.
Gjatë pesë ditëve të ardhshme në orët e mëngjesit temperaturat do të jenë të ulëta, me prani të ngricave dhe mjegullës në shumë zona.
Sipas IHMK-së, për shkak të mjegullës, qytetarët këshillohen të shmangin daljet e panevojshme, veçanërisht në orët e para të ditës dhe gjatë mbrëmjes, pasi cilësia e ajrit mund të jetë e dobët.
Ky është moti për secilën ditë të javës sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës:
E hënë, 03.02.2025: Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu.
E martë, 04.02.2025: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.
E mërkurë, 05.02.2025: Moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësira parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-4m/s.
E enjte, 06.02.2025: Parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.
E premte, 07.02.2025: Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga te dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet nga 4°C deri në 7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.