Telegrafi

Moti për ditën e nesërme, temperaturat deri -7 gradë Celsius

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

IHMK bën të ditur se vranësira parashihet të ketë rreth relievit malor, kurse në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, ndërsa në shumë vende do të ketë mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

IHMK gjithashtu njofton se do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/