Telegrafi

Moti në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu

Reshjet e shiut po bëjnë thuajse 24 orë që nuk kanë ndalur në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sakaq mësohet se e njëjta situatë do të jetë edhe sot.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do vijojë me vranësira dhe diell, teksa priten edhe reshje.

“Duke nisur nga dita e Martë (sot) deri në orët e mesditës të ditës së Enjte moti do të jetë kryesisht me vranësira mesatare deri të dendura por lokalisht nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër”, njofton SHMU.

Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes, por do te ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C – 24°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites, por do të forcohet në orët e pasdites dhe mbrëmjes duke qenë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë. /Ora News/