Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të sjellin riga shiu e shkarkime rrufesh.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.
Po ashtu do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.
Ndryshe, ekspertët shëndetësorë në vazhdimësi kanë bërë thirrje që qytetarë të mos ekspozohen në diell./Telegrafi/